Kryeministri Haradinaj mbledh Këshillin e Sigurisë së Kosovës
Prishtinë, 5 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Këshilli i Sigurisë së Kosovës, do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.
Pas mbledhjes do të ketë konferencë për media.