15 Janar 2025

Kryeministri Haradinaj dënon sulmin në New York

Prishtinë, 1 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj e ka dënuar sulmin e egër mbi jetët njerëzore në New York City, duke e konsideruar njëherësh sulm kundër dinjitetit njerëzor dhe lirisë – sinonim i të cilës janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Populli dhe Qeveria e Kosovës bashkëndjejnë me familjet e viktimave të pafajshme dhe luten për to, duke i qëndruar në krah ShBA-së dhe popullit amerikan në përballje me të keqen.

Fuqia  e ligjit duhet të rëndojë mbi krimin kudo dhe kurdo që ai shfaqet, prandaj, kosovarët i mban besimi se ShBA-ja dhe bota demokratike do të mundin të keqen dhe do ta mbrojnë lirinë.

Republika e Kosovës dhe populli i saj janë pjesë e arkitekturës globale të sigurisë dhe do të qëndrojnë fuqishëm në këtë rreshtim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)