Kryekuvendari Konjufca priti në takim kryetaren e Gjykatës Kushtetuese
Prishtinë, 8 korrik - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, znj.Gresa Caka – Nimani.
Në takim u bisedua, ndër të tjera, për punën e deritashme dhe sfidat e Gjykatës Kushtetuese, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit institucional në konsolidimin e kapaciteteve të saj profesionale.
Kryekuvendari Konjufca, me këtë rast, e përgëzoi znj.Caka - Nimani për zgjedhjen e saj në krye të Gjykatës Kushtetuese dhe premtoi bashkëpunim të ngushtë, duke theksuar se sundimi i ligjit mbetet prioritet i institucioneve të vendit.​