Kroacia mbështet FSK-në
Kështu tha në Prishtinë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë, gjenerallejtënant Drago Llovriç, pas takimit që pati me komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastarti dhe me ministrin e FSK-së Agim Çeku.
Edhe pse interesimi më i madh i gazetarëve ishte për sa i takon situatës në veri të vendit, të dy gjeneralët, Kadri Kastrati dhe Drago Llovriç i shmangën përgjigjet në pyetjet se si duhet të veprohet rreth situatës në veri të Kosovës.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë gjenerallejtënant Drago Llovriç, tha se gjatë takimit me ministrin Agim Çeku, dhe me komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastarti u ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për integrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në strukturat veratlantike.
“Forcat e Armatosura të Republikës së Kroacisë mbështesin paqen në rajon. Në kemi shikuar mundësinë e bashkëpunimit mes të dyja forcave, asaj të Kroacisë dhe Kosovës, duke i shkolluar pjesëtarët e rinj të FSK-së në bazë të programeve që kaun Forcat e Armatosura të Kroacisë. Meqë Kroacia është anëtare e NATO-s ne interesohemi që edhe FSK-ja sa më shpejtë të anëtarësohet në NATO”, tha Drago Llovriç.
Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është duke vazhduar sigurt rreth anëtarësimit në NATO.
Në vazhdën e bashkëpunimit mes të dyja shteteve, gjenerallejtënant Kadri Kastrati tha se ka kërkuar që Kroacia ta mbështes FSK-në edhe me shkollim dhe nxjerrjen e kuadrove sa më profesionale.