Kroacia kontribuan me 40 ushtarë në KFOR
Prishtinë, 4 dhjetor - Sot në Shtabin e Përgjithshëm të NATO KFOR-it, komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Francesco Paolo Figliuolo, u takua me ambasadorin e Kroacisë në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, Zoran Vodopija.
Gjeneral Figliuolo dhe Shkëlqesia e Tij Vodopoja diskutuan shumë tema që ndërlidheshin me situatën e përgjithshme të sigurisë dhe me zhvillimet aktuale në këtë rajon.
Takimi ishte një mundësi për gjeneralin Figliuolo që të shprehë mirënjohjen e tij te ambasadori për efektshmërinë e kontributit kroat në ofrimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurtë dhe liri të lëvizjes në Kosovës sipas Rezolutës së OKB-së 1244.
Gjatë këtij takimi, ata gjithashtu vunë në pah rëndësinë e kontributit të KFOR-it si reagues i tretë në mbështetje të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe të gjitha organizatave vendore dhe ndërkombëtare.
Aktualisht në tërë Kosovën janë të vendosur rreth 40 trupa kroatë. Pjesëtarët që shërbejnë në Forcat e Armatosura Kroate janë të zbarkuar kryesisht në kampin Bondsteel, në Ferizaj, me një njësi të helikopterëve. Ushtarët e tjerë kroatë janë pjesë e stafit të Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it, në kampin Kosovafilm.
Në përmbyllje të takimit, ambasadori tha se Njësia e Helikopterëve Kroatë do të vazhdojë të mbështesë KFOR-in edhe kur të jetë krijuar Baza e Helikopterëve, e cila parashihet të jetë në afërsi të Aeroportit të Sllatinës.