12 Janar 2025

Kroacia do të vazhdojë përkrahjen për institucionet e sigurisë në Kosovë

Prishtinë, 14 shkurt – Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa, priti sot në një takim njoftues ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Maria Kapitanovic.

Ministri Mustafa e njoftoi ambasadoren Kapitanovic për prioritet e ministrisë në ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Me këtë rast të dy bashkëbiseduesit vlerësuan nevojën që bashkëpunimi në mes të dyja vendeve në fushën e sigurisë të forcohet. Në këtë takim gjithashtu u diskutua për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Kroacisë në fushën e forenzikës.

Ambasadorja Kapitanovic theksoi se shteti i Kroacisë do të vazhdojë përkrahjen e mëtejme për institucionet e Republikës së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)