25 Dhjetor 2024

Kriminelët nga Serbia thirrje për mobilizim në mbrojtje të Kosovës

Beograd, 15 shtator - Shoqata e luftëtarëve të luftës nga viti 1990 në Prokuple të Serbisë ka nisur regjistrimin e vullnetarëve për, siç thuhet, mbrojtjen e popullit serb në Kosovë.
 
Kjo shoqatë përmes një komunikate për media u ka bërë thirrje të gjithë atyre që dëshirojnë që të regjistrohen në këtë shoqatë, që të vijnë për regjistrim në hapësirat e shoqatës dhe që me vete të marrin edhe librezën ushtarake.

“Regjistrimi bëhet çdo ditë në hapësirat e Shoqatës së luftëtarëve të luftës nga viti 1990 në Prokuple. Me vete duhet pasur librezën ushtarake. Për aktivitetet tjera opinioni do të njoftohet me kohë. U bëjmë thirrje të gjitha shoqatave patriotike që të na bashkëngjiten dhe të mbështesin aksionin tonë”, thuhet në deklaratën e publikuar në internet nga kryetari i Komitetit ekzekutiv të Shoqatës së luftëtarëve të luftës, Tomica Stevanoviq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)