17 Janar 2025

Kriminaliteti i vjedhjes së veturave në Kosovë

Prishtinë, 24 mars - Vetura të shumta luksoze apo të shtrenjta, vazhdojnë të vidhen në vendin tonë. Viktimat e këtyre vjedhjeve  apo pjesa më e madhe vazhdojnë që asnjëherë mos ti gjejnë  e gëzojnë më pasuritë e tyre.

Në vendin tonë vetëm gjatë vitit të kaluar (2015) janë vjedhur 260 automjete, nga të cilat janë gjetur e kthyer pronarëve vetëm 78 prej tyre, ndërsa pjesa tjetër “nuk dihet ku janë”.

Portali “Toskanapress.info”, ka të dhëna për disa vjedhje spektaluare të automjeteve, ku viktimat e tyre nuk duan të publikojmë të dhënat e tyre.

Njëri nga viktimat, tregon sesi vetura Audi Q7, i është vjedhur në Prishtinë gjatë natës. Ai tregon se nga kamerat në parkingun e bodrumit të banesës shihen se si dy vetura hynë në bodrumin e banesës i vjedhin Audi Q7 dhe dalin, derisa në pamje shihet edhe një makinë policie e cila qarkullonte gjatë vjedhjes duke vëzhguar sitiatën si gjatë hyrjes së makinave e po ashtu edhe gjatë daljes.

Viktima e njohur për redaksinë, tregon se me rastin po e hetojnë policia dhe që sipas tyre nuk po munden nga pamjet e kemarave ti identifikojnë  makinat e vjedhjes dhe as makinën e policisë.

Duke parë pamjet e kamerave të autorëve e veturave të vjedhësve  dhe makinës së policisë e cila shihet duke lëvizur para banesës derisa realizohet grabitja dhe mos gjetja e autorëve  dhe makinës, ai dyshon  edhe në forcat policore që nuk po e zbulojnë rastin.

Nga ana tjetër portali “Toskanapress.info”, mëson edhe për një vjedhje tjetër spektakulare të Audis Q7 në kryeqytet, derisa viktima ishte mysafir tek të afërmit e tyre dhe ishte nga një rajon tjetër dhe për të cilën nuk ka mundur të mësoj asgjë apo të gjej, derisa në anën tjetër tregon se për blerjen e saj kishte marr kredi dhe të cilën vazhdon të paguaj edhe pse makina i është vjedhur.

Po ashtu një viktim femër  tregon për portalin “Toskanapress.info” se i është vjedhur vetura  Golf 4 para banesës së saj dhe që shihen nga kamerat deri së realizohet vjedhja e saj edhe përkundër kësaj  forcat e rendit nuk kanë arritur tia gjejnë e kthejnë makinën.

Nuk janë këto të vetmet vitkima të vjedhjeve të automjeteve, ka edhe shumë raste të tjera dhe disa nga vitkimat e të cilave kanë dyshime të bazuara se automjetet e tyre janë vjedhur edhe në bashkëpunim me policë.

Nga ana tjetër policia nuk janë përgjigjur lidhur me dyshimet e viktimave se disa nga vjedhjet e automjeveve po bëhen në bashkëpunim edhe me policë, për të cilat kanë duyshime të bazuara.

Portali “Toskanapress.info” nga policia siguron të dhëna se gjatë vitit 2015 në vendin tonë janë vjedhur, 260 vetura, prej të cilave 78 janë gjetur e u janë kthyer pronarëve, janë arrestuar 29 persona, 201 raste ishin falsifkim e legalizim i përmbajtjes së pa vërtet. Vetura të vjedhura jashtë Kosovës ishin 20, ndërsa 15 prej tyre janë gjetur e i janë kthyer pronarëve jashtë vendit.

Prishtina prinë për nga numri më i madh i automjeteve të vjedhura që janë 179, prej të cilave 31 janë gjetur e u janë kthyer pronarëve, janë arrestuar 6 persona, 11 raste ishin falsifkim e legalizim i përmbajtjes së pa vërtet. Vetura të vjedhura jashtë Kosovës ishin 10, ndërsa 6 prej tyre janë gjetur e i janë kthyer pronarëve jashtë vendit.

Në Mitrovicë janë vjedhur 10 vetura, prej të cilave 17 janë gjetur e u janë kthyer pronarëve, është arrestuar 1 person, 41 raste ishin falsifkim e legalizim i përmbajtjes së pa vërtet. Vetura të vjedhura jashtë vendit ishin 2, ndërsa 4 prej tyre janë gjetur e i janë kthyer pronarëve jashtë vendit.

Në veri të Mitrovicës, janë vjedhur 10 vetura, prej të cilave 17 janë gjetur e u janë kthyer pronarëve, është arrestuar 1 person, 45 raste ishin falsifkim e legalizim i përmbajtjes së pa vërtet. Vetura të vjedhura ishin 2, ndërsa 4 prej tyre janë gjetur e i janë kthyer pronarëve jashtë vendit.

Në Pejë janë vjedhur, 13 vetura, prej të cilave 4 janë gjetur e u janë kthyer pronarëve dhe janë arrestuar 5 persona.

Në Prizren janë vjedhur 14 vetura, prej të cilave 5 janë gjetur e u janë kthyer pronarëve, janë arrestuar 2 persona, 50 raste ishin falsifkim e legalizim I përmbajtjes së pa vërtet. Vetura të vjedhura ishin 1, ndërsa 1 prej tyre janë gjetur e i janë kthyer pronarëve jashtë vendit.

Në Ferizaj janë vjedhur 17 vetura, prej të cilave 9 janë gjetur e u janë kthyer pronarëve dhe janë arrestuar 2 persona.

Në Gjilan janë vjedhur 8 vetura, prej të cilave 6 janë gjetur e u janë kthyer pronarëve, janë arrestuar 2 persona, 45 raste ishin falsifkim e legalizim i përmbajtjes së pa vërtet. Vetura të vjedhura ishin 5, ndërsa 2 prej tyre janë gjetur e i janë kthyer pronarëve jashtë vendit.

Në  Gjakovë, janë vjedhur 9 vetura, prej të cilave 4 janë gjetur e u janë kthyer pronarëve, janë arrestuar  2 persona dhe 1 rast ishte falsifkim e legalizim i përmbajtjes së pa vërtet.

DHKO-ja ka gjetur 1 vetur dhe u ka kthyer pronarit dhe kanë arrestuar 9 persona, njofton policia.

 

/http://www.toskanapress.info//

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)