02 Maj 2024

Krimet në Gjakovë, 17 serbë akuzohen

Prishtinë, 26 prill - Hetuesit e EULEX-it kanë ngritur akuza kundër 17 serbëve të Gjakovës për përfshirje të dyshuar të tyre në krime kundër luftës ndaj shqiptarëve në fshatin Mejë dhe rrethinë, njoftojnë autoritetet serbe në Beograd.

Gjokica Stanojeviq, që është bashkërendues i komunës së Gjakovës në Serbi, ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve Beta se këto akuza kanë për qëllim frikësimin e serbëve dhe kthimin e tyre në Gjakovë.

Dy ditë më parë, misioni evropian njoftoi publikisht se ka nisur hetimet zyrtare për krimet e luftës të kryera në komunën e Gjakovës, dhe se prokurorët e vet po hetojnë krimet e kryera më 27 dhe 28 prill të vitit 1999, në fshatrat Mejë, Orizë, dhe fshatrat tjera të Luginës së Rekës së Keqe.

Siç njoftoi EULEX-I deri më tani, hetuesit kanë identifikuar përafërsisht 20 të pandehur, të cilët mund të jenë subjekt i akuzave për Krime të Luftës kundër popullatës civile.

Mirëpo sipas Stanojeviqit, akuzat po ngritën në kohën kur çështja e të shpërngulurve pritet të ngritet në dialogun teknik në Bruksel.

Në këto akuza përfshihet edhe vrasja e 372 viktimave gjatë një sulmi të kryer kundër popullatës civile shqiptare, e cila i qe nënshtruar torturës, trajtimit çnjerëzor, vuajtjes së madhe, largimit dhe zhvendosjes, konfiskimit të pasurisë dhe plaçkitjes, veprime këto jo të arsyetuara me nevojat ushtarake.

Shumica e viktimave ishin zhvarrosur nga varreza masive në Batajnicë, Serbi.

Masakra e Mejës dhe e rrethinës besohet të jetë vrasja më e madhe masive që ndodhi gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.

/Evropa e Lirë/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)