23 Dhjetor 2024

Krimet e luftës, Bubica ekstradohet në Serbi

Beograd, 28 janar - Një nga të dyshuarit kryesorë për kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve shqiptarë në Qyshk të Kosovës, Zoran Obradovic Bubica, është ekstraduar në Serbi.

Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Drejtësisë e këtij vendi, sipas të cilës ekstradimi u krye pas kërkesës së Beogradit drejtuar autoriteteve të Gjermanisë, ku Bubica u arrestua para pak kohësh.

Drejtësia serbe e akuzon Bubicën për masakrën e vitit 1999 në Qyshk të Pejës, ku u vranë 44 civilë shqiptarë dhe u dogjën e plackitën mbi 40 shtëpi, si dhe për vepra të tjera kriminale.

Gjatë të njëjtit operacion të njësisë paraushtarake serbe “Cakejtë”, u vranë edhe të afërmit e ish-kryeministrit të Kosovës, Agim Ceku, si dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre rreth 400 civilë shqiptarë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)