Krijohet Mekanizmi për të mbështetur individët e cenueshëm nga radikalizimi
Hani i Elezit, 20 tetor - Projekti i financuar nga Bashkimit Evropian “Mbështetje Reformës në Policinë e Kosovës”, në partneritet me Ambasadën Britanike dhe me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit, organizojnë një ngjarje për të prezantuar themelimin e Mekanizmit të Referues Shumë Agjenci për të mbështetur individët e cenueshëm që janë në rrezik të radikalizimit.
Ngjarja shënon gjithashtu ditën e fundit të trajnimit të anëtarëve që do të formojnë një panel referues shumë agjencish të përbërë nga përfaqësues nga zyra e kryetarit të komunës, policia, departamenti i shëndetësisë, departamenti i arsimit dhe ai i punës sociale.