Krijohen pritje të gjata në pikë-kalimet kufitare me Serbinë
Prishtinë, 9 gusht - Me qëllim të njoftimit të qytetarëve dhe gjithë opinionit të gjerë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në pikë-kalimet kufitare Merdare, Dheu i Bardhë dhe Muqibabë që lidhë Republikën e Kosovës me atë të Serbisë përsëri janë krijuar kolona me pritje të gjata.
Departamenti i Policisë Kufitare edhe përkundër shtimit të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, informon se përsëri sot në ditët e vikendit në pikë-kalimin kufitar Merdare, Dheu i Bardhë dhe Muqibabë janë krijuar kolona me pritje të gjata kryesisht në dalje të Republikës së Kosovës që lidhet me Serbin.
Informacionet e orës 12:30 tregojnë se në Merdare kolona në hyrje nuk ka ndërsa në dalje kolona është e gjatë prej rreth rreth (2) kilometra me pritje të cilat zgjasin për rreth (3-4 ) orë.
Ndërsa në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë kolona në hyrje është e gjatë diku rreth (1) kilometër me pritje prej (40 min-1orë ), ndërsa në dalje kolona është e gjatë prej rreth rreth (2) kilometër me pritje të cilat zgjasin rreth (2-3 )orë.
Kurse në pikë-kalimin kufitar Mutivodë kolona në hyrje nuk ka, ndërsa në dalje kolona është e afërsisht prej rreth rreth (1) kilometër me pritje të cilat zgjasin rreth (1-1.30 ) orë.
Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolonat-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve, procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve përkatës nga autoritetet serbe.