Krijohen përsëri kolona me pritje të gjata në Merdare
Prishtinë, 16 gusht - Si vazhdimësi e njoftimit të qytetarëve dhe gjithë opinionit të gjerë, lidhur me gjendjen sa i përket pritjeve në disa pikë-kalime kufitare që lidhin Republikën e Kosovës (RKS) me Serbinë, Policia e Kosovës ka berë te ditur se sot nga ora 10:00 gjatë vikendit, kryesisht në dalje të Pikë Kalimit Kufitar Merdare, janë krijuar përsëri kolona me pritje prej kohëzgjatjeve të ndryshme.
Policia e Kosovës po vazhdon të punoj me numër të shtuar të personelit policor në pika kufitare me qëllim të aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, për ti shmangur pritjet e gjata dhe të ju mundësojë qytetarëve, bashkatdhetarëve tanë kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar.
Informacionet e orës 10:00 tregojnë se në Merdare (Podujevë) në hyrje për në RKS nuk ka pritje vetëm kohëzgjatja e procedurës normale, ndërsa në dalje kolona është e gjatë rreth (1-KM) dhe pritjet zgjasin rreth (3 deri 4 orë), varësisht prej frekuentimit të automjeteve.
Ndërsa në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë (Gjilan), deri në këtë kohë si në hyrje ashtu edhe në dalje nuk ka kolona fare përveç kohëzgjatjes së procedurës normale (10-20 minuta).
Kurse në pikë-kalimin kufitar Mutivodë (drejtimi i fshatit Keçekollë) në hyrje nuk ka pritje të gjata ndërsa në dalje nga RKS-ja pritjet janë afërsisht ( 20-30 minuta) .
Pikë-kalimi kufitar Muqibabë (Gjilan) si në hyrje po ashtu edhe në dalje nuk ka pritje fare.
Policia e Kosovës me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, njofton të gjithë qytetaret se, ata që mund të shfrytëzojnë pikë-kalime tjera kufitare ku nuk ka pritje fare, apo ka më pak pritje, ti shfrytëzojnë ato pasi nuk ka kolona dhe pritje të gjata.
Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolona-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve, kryesisht në dalje të RKS-se, si dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve për kalim kufitar.