17 Maj 2024

Kreshnik Berisha dënohen me 3 vjet e 9 muaj burgim

Frankfurt, 5 dhjetor - Drejtësia në Gjermani ka dënuar me tre vjet e nëntë muaj burgim shtetasin Kreshnik Berisha, i cili ka prejardhje nga Kosova, për pjesëmarrje në luftën e militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Ky është gjykimi i parë i këtij lloji në Gjermani.

Berisha i është shmangur dënimit më të rëndë prej dhjetë vjetësh pasi ka pranuar se ka kaluar gjashtë muaj me militantët e Shtetit Islamik në Siri, vitin e kaluar.

Autoritetet gjermane besojnë se mbi 500 shtetas gjermanë luftojnë përkrah IS-it në Irak dhe Siri.

Agjencitë e brendshme të inteligjencës thonë se 60 shtetas kanë vdekur atje në luftime ose në sulme vetëvrasëse dhe se 180 janë kthyer në Gjermani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)