Krerët më të lartë të gjyqësorit diskutojnë për rritjen e bashkëpunimit
Ferizaj, 19 qershor - Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Bashkim Hyseni, ka pritur të premten në takim zyrtar kryetarin e Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani, kryetarin e Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj, si dhe gjashtë kryetarët e Gjykatave Themelore të Kosovës.
Gjatë këtij takimi të nivelit më të lartë të sistemit të drejtësisë, janë diskutuar arritjet dhe sfidat me të cilat përballet gjyqësori i Kosovës. Temë diskutimi po ashtu ka qenë raporti i punës së gjykatave, politikat ndëshkimore, paraburgimi me rastet e kryerësve me çrregullime mendore, asgjësimi i lëndëve të vjetra etj.
Kryetarëte të gjitha gjykatave në këtë takim kanë shprehur gatishmërinë e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit të gjykatave në nivel të vendit.
Në takim kanë marr pjesë edhe kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit Zyhdi Haziri, kryetarii Gjykatës Themelore në Pejë, Elmaze Syka, kryetari i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Vaton Durguti, kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha.