KREK: Mos të lejohet rrëmbimi i të miturve për në Siri
Prishtinë, 8 shtator - Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK), kërkon nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës që të marrin masat e nevojshme që të mos ketë raste të tjera në të ardhmen, që prindërit e të miturve të depërtojnë fëmijët e tyre në vendet të tjera, siç është edhe rasti i fundit në Kosovë që djali u muar nga i ati i tij për t\'u bashkuar me grupin terrorist ISIL-it, u tha në konferencën për media të KREK-ut.
Presidenti i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të marrin masat e nevojshme dhe të mos lejojnë që të rinjtë ta lirojnë hapësirën territoriale të Republikës së Kosovës pa autorizimin e të dy prindërve si dhe masa tjera qoftë edhe ta ndryshojnë legjislacionin aktual në Kosovë.
Hasani po ashtu tha se pjesëmarrje e të miturve nga Kosova është përveçse krim është e tmerrshme dhe shkatërrim i drejtpërdrejt i fëmijës si dhe formimi i tyre në të ardhmen sikurse rruga që fatkeqësisht po e ndjekin prindërit e tyre, si dhe po privohen nga e drejta e shkollimit dhe edukimit po u rrezikohet jeta e me këtë akt po shkelen të gjitha konventat për të drejtat e fëmijëve, përfundoi Hasani.