KREK kërkon siguri për të rinjt
Prishtinë, 8 janar - Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK) po e përcjell me vëmendje të veçanet çështjen e sigurisë brenda dhe afër institucioneve edukativo arsimore e cila aktualisht lenë për të dëshiruar e për ta vërtetuar këtë moskrijimin e kushteve të sigurisë kjo më së miri vërtetohet nga ngjarja e ditës së sotshme ku ka ndodhur vrasja e rëndë në afërsi të shkollës fillore Emin Duraku të Prishtinës ku është vrarë një djalë i moshës 16 vjeçare.
Në këtë drejtim KREK-u kërkon nga Qeveria e Kosovës përkatësisht nga Ministria e Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë si dhe nga Drejtoria e Policisë që në afat sa më të shkurtër të bëjë koordinimin e nevojshëm me të gjithë institucionet tjera relevante për të adresuar dhe eliminuar këtë dukuri afër dhe në ambientet shkollore, e cila po krijon huti dhe jo siguri tek nxënësit .
Prandaj, adresimi dhe kuptimi i drejtë i kësaj dukurie nga institucionet relevante, që i vë drejtpërdrejtë në rrezik nxënësit nëpër shkolla, është kyçe për zhvillimin dhe përpilimin e një programi parandalues.
Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës kërkon nga institucionet e Kosovës që merren me çështjet e sigurisë që nga fjalët të kalojnë në vepra dhe të krijohet një ambient i sigurt i jetesës dhe arsimimit për të rinjtë .