06 Janar 2025

Krasniqi: Nuk ndjehem fajtor e as përgjegjës për asnjë pikë të aktakuzës

Prishtinë, 9 nëntor - Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi u deklarua i pafajshëm për aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që Dhomat e Specializuara kanë ngritur ndaj tij.

"Unë nuk ndjehem fajtor e as përgjegjës për asnjë pikë që thuhet në aktakuzë dhe për asnjë gjë tjetër që thuhet në aktakuzë", tha Krasniqi gjatë paraqitjes së parë para Dhomave të Specializuara.

Krasniqi, paraprakisht mbajti një fjalim para gjykatës, ku tha se i është bërë një padrejtësi e madhe.

Ai tha se nuk ka qenë pjesë e "një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale", siç thuhet në aktakuzë, por "ishim dhe jemi ndërmarrje e përbashkët çlirimtare dhe shtetformuese", duke shtuar se "ndërmarrje e përbashkët kriminale" është "koka e Beogradit dhe mbështetësit e Beogradit".

Krasniqi, që ka qenë zëdhënës i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se ka lexuar aktakuzën ndaj tij dhe se e kupton atë.

"Mua më është bërë padrejtësi e madhe dhe do ta mbaj këtë padrejtësi. Unë dhe populli im kanë mbajtur shumë padrejtësi dhe nuk kemi pasur nevojë për këtë padrejtësi", tha Krasniqi para Dhomave të Specializuara.

Sipas Krasniqit, adresa e "kësaj maskarade është në Beograd dhe mbështetësit e politikave të tij".

Sekretarja e Gjykatës lexoi pikat e aktakuzës për të cilat pretendohet se Krasniqi i ka kryer, përkatësisht ai dyshohet për krime kundër njerëzimit: përndjekje dhe burgosje. Krasniqi po ashtu akuzohet për krime lufte si: ndalim arbitrat, akte të tjerat çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

Gjykata pretendon se ekziston dyshimi i bazuar se Krasniqi ka kryer këto krime.

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou i lexoi Krasniqit të drejtat e tij dhe pyeti palën mbrojtëse për përcaktimin e datës për konferencën e statusit. Ai tha se deri më 13 nëntor do të përcaktohet data për konferencën e statusit.

Avokatja mbrojtëse e Krasniqit, Venkateswari Alagendra kërkoi që t’i jepet mbrojtjes 30 ditë kohë që të përgatitet për konferencën e statusit.

Gjykatësi Guillou tha se Krasniqi do të mbesë në paraburgim dhe pala mbrojtëse mund ta kundërshtojë këtë masë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)