Krasniqi: Kjo politikë është inatçore dhe primitive
Prishtinë, 1 maj - Profesori i Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi, ka deklaruar se nëse për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës duhet të paguhet çmimi me disa deputetë serbë më shumë në Kuvendin e Kosovës, për një mandat, ky është çmimi më i ulët i mundshëm.
\"Kujtoni se cili ishte çmimi për formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! (Me mijëra të burgosur, të vrarë e të keqtrajtuar brutalisht nga Serbia, ndonëse edhe me atë çmim të lartë, UÇK-ja u formua dhe doli fitimtare, bashkë me NATO-n natyrisht. ) Pra, sinqerisht nuk arrij ta kuptoj politikën bllokuese të LDK-së\", ka shkruar ai. në facebook.
Sipas tij kjo politikë është inatçore dhe primitive. \"Nuk është aspak rugoviste. Rugova nuk do të shtyhej në pazar me aleatët strategjikë, amerikanët e evropianët, për kaq gjë\", ka shkruar ai.