18 Janar 2025

KPK s'ka pranuar asnjë koment nga AGK-ja

Prishtinë, 30 maj - Këshill Prokurorial i Kosovës përmes këtij sqarimi, njofton opinionin publik se Rregullorja për Komunikim Publik e miratuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës ka për qëllim rregullimin e komunikimit të sistemit prokurorial me publikun në përgjithësi,  jo vetëm me një grup të caktuar.

Procedura e hartimit të Rregullores për Komunikim Publik të sistemit prokurorial është mbështetur në bazat ligjore për hartimin dhe miratimin e një rregulloreje.

Hartimi i kësaj rregulloreje është bërë nga Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës. Pjesë përbërëse të procesit të hartimit të kësaj rregulloreje kanë qenë strukturat përgjegjëse për komunikim të sistemit prokurorial dhe donatorë e  partnerë ndërkombëtar, të cilët e mbështesin punën e sistemit prokurorial. 

Me qëllim të ofrimit të mundësisë për gjithëpërfshirje, Komisioni i lartcekur, draftin e kësaj rregulloreje, më datë 19.05.2016 e ka dërguar përmes emailit të kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovë (asociacion i cili përfaqëson komunitetin e gazetarëve të Kosovës), z. Zekria Shabani, me ç‘rast ka kërkuar që deri me datë 23.05.2016, të dërgohen komentet eventuale të Asociacionit lidhur me rregulloren.

Përkundër kësaj, Komisioni deri më datën 23.05.2016, nuk ka marrë asnjë përgjigje apo koment nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Komisioni pasi nuk ka pranuar asnjë koment nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, draft-Rregulloren për Komunikim Publik të sistemit prokurorial e ka dërguar të Këshillit Prokurorial i Kosovës për miratim eventual.

Sipas agjendës dhe procedurave të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Rregullorja për Komunikim Publik është proceduar në mbledhjen e njëqindegjashtëmbëdhjetë të KPK-së, që është mbajtur më datë 27.05. 2016, ku edhe është miratuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)