28 Dhjetor 2024

KPK miraton raportin ndërinstitucional për nëntë veprat penale karakteristike

Prishtinë, 27 prill - Këshilli Prokurorial i Kosovës, i udhëhequr nga Jetish Maloku, ka zhvilluar mbledhjen e 198-të me radhë, e cila është mbajtur online dhe në përputhje me të gjitha masat mbrojtëse kundër pandemisë Covid-19, me ç’rast janë miratuar një sërë aktesh dhe çështjesh procedurale.

Fillimisht, u miratua Raporti i mekanizimit përcjellës ndërinstitucional për nëntë veprat penale karakteristike, i cili paraqet një tërësi të harmonizuar të të dhënave vjetore për veprimet prokuroriale gjatë vitit 2020.

Anëtarët e Këshillit Prokurorial miratuan edhe një raport tjetër vjetor të rëndësishëm për zhvillimet e sistemit prokurorial – atë të Komisionit mbikëqyrës për zbatimin e Planit strategjik dhe Planit të veprimit për luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, të cilët theksuan se shënon një progres të konsiderueshëm në krahasim me vitin 2019 edhe përkundrejt gjendjes së krijuar përgjatë një viti pandemik, si dhe ky komision u plotësua me caktimin e kryesuesit të tij, Veton Shabani, i cili njëkohësisht është Zëvendëskryesues i KPK-së.  

KPK-ja mori vendim për Rishpalljen e konkursit publik për rekrutimin e 16 prokurorëve në gjashtë prokurori themelore të vendit dhe me qëllim të kompletimit të procedurave, u themeluan Komisioni për Rekrutim dhe Komisioni për Rishqyrtim, si dhe u caktua administratori i provimit.

Gjithashtu janë themeluar dy panele vlerësuese për rastet disiplinore ndaj një prokurori në Prokurorinë Themelore të Gjakovës dhe një në atë të Prizrenit.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e KPK-së, pas kërkesës dhe propozimit të Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Sekretariatit të KPK-së, morën vendim për aprovimin e dy kërkesave që kanë të bëjnë me aktivitetet për realizimin e Planit të Personelit për vitin 2021.

Në përfundim të takimit të sotëm, Këshilli Prokurorial i Kosovës mori vendim që t’i propozojë Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës për lirim nga detyra të dy prokurorëve me rastin e pensionimit të tyre. ​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)