17 Janar 2025

KPK miratoi emrat e njëzetepesë kandidatëve për prokurorë

Prishtinë, 8 nëntor - Është mbajtur takimi i njëqindenjëzetetre i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Këshilli Prokurorial i Kosovës gjatë këtij takimi diskutoi dhe miratoi propozimet e Komisionit për Rekrutim, për caktimin dhe shpërndarjen nëpër prokuroritë Themelore të Republikës së Kosovës emrat e njëzetepesë (25) kandidatëve për prokurorë.

Sipas Ligjit mbi Këshillin Prokurorial të Kosovës, KPK-ja para se të dorëzojë propozimin për emerim tek Presidenti i Republikes së Kosovës të kandidatëve për prokurorë, do të kërkojë mendimin e prokurorisë përkatëse për kandidatët e propozuar. 

Gjatë këtij takimi, Këshilli ka caktuar zyrtarin ligjor të Sekretariatit, Valdrin Krasniqi, si Zyrtar kontaktues për Qasje në Dokumente Publike në sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.

KPK-ja po ashtu, sot ka marrë vendim për kompensimin e përkthyeseve për angazhim gjatë kujdestarisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)