18 Janar 2025

KPK-ja angazhohet për ngritjen e efikasitetit të punës në të gjitha prokuroritë

Prishtinë, 9 qershor - Në vazhdën e takimeve që është duke i zhvilluar nëpër prokuroritë e Kosovës, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, i shoqëruar nga drejtori i Sekretariatit, Lavdim Krasniqi, kanë vizituar Prokurorinë Themelore të Mitrovicës dhe të Prishtinës, me ç ‘rast kanë takuar kryeprokurorët, prokurorë dhe staf administrativ të këtyre dy prokurorive.

 

Kryesuesi Isufaj gjatë vizitave të bërë në këto dy prokurori, është njoftuar me punën që është duke u bërë, me sfidat që po ballafaqohen dhe kushtet e përgjithshme për punë të këtyre prokurorive.

 

Kryesuesi Isufaj ka thënë se Këshilli Prokurorial dhe Prokurori Shtetit janë duke u angazhuar që Prokuroria Themelore e Mitrovicës të ketë kushte sa më të mira për punë, në mënyrë që efikasiteti në punë të jetë sa më i madh. Në këtë drejtim, u tha se shumë shpejtë do të gjendet një zgjidhje edhe për objektin e kësaj prokurorie.

 

Gjatë takimit në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, kryesuesi Isufaj ka thënë se duke qenë i njohur me numrin e madh të lëndëve që kjo prokurori ka, do të vazhdojë angazhimin e tij, që kësaj prokurorie t’i sigurohen kushte, sidomos profesionale, me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë.

 

Kryesuesi i KPK-së ka thënë se dëshiron të jetë i njoftuar nga afër me nevojat që kanë Prokuroria Themelore e Mitrovicës dhe e Prishtinës sa i përket shtimit dhe ndryshimit të numrit të prokurorëve nëpër departamente dhe avancimit të tyre, si dhe shtimit të stafit administrativë dhe ngritjes infrastrukturore.

 

Lidhur me konkursin e brendshëm për avancimin dhe transferimin e prokurorëve, kryesuesi Isufaj tha se shpallja e këtij konkursi nga KPK-ja, ka për qëllim ngritjen e efikasitetit të punës së prokurorive, përmes transferimit dhe avancimit të prokurorëve në ato vende ku shihet që është e nevojshme.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)