17 Janar 2025

KPK dhe OSBE për avancim të sistemit të mbrojtjes “sipas detyrës zyrtare”


Prishtinë, 3 mars – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim shefin e Sektorit për Ligj dhe Drejtësi në Misionin e OSBE-së në Kosovë, Ralph Bunche.

Në këtë takim shefi i Sektorit për Ligj dhe Drejtësi në OSBE, Bunche, ka uruar Prokurorin Blerim Isufaj për zgjedhjen në krye të KPK-së, ndërsa e ka njoftuar për punën që bënë OSBE-ja në monitorimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Kryesuesi i KPK-së, Blerim Isufaj, pasi ka falënderuar përfaqësuesin e OSBE-së për gatishmërinë e këtij misioni që të mbështes sistemin prokurorial, ka thënë se ai do të punojë në intensifikimin e bashkëpunimit në mes të KPK-së dhe OSBE-së.

Pikë e rëndësishme që u diskutua në këtë takim, ishte edhe avancimi i sistemit të mbrojtjes “sipas detyrës zyrtare” (ex officio), ku u tha që në mes të KPK-së, OSBE-së dhe disa institucioneve tjera, do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi lidhur me avancimin e këtij sistemi.

Gjatë këtij takimi të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që KPK-ja të njoftohet me raportet dhe rekomandimet që dalin nga OSBE-ja gjatë monitorimit të sistemit të drejtësisë, që OSBE të mbështesë sistemin prokurorial të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve për komisionet dhe stafin e këtij sistemi dhe që OSBE t’i ofrojë mbështetje KPK-së me anë të monitorimit gjatë procesit të provimit për prokurorë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)