KPK cakton prokurorët përgjegjës për komunikim me media
Prishtinë, 14 qershor - Këshilli Prokurorial të Kosovës (KPK), në takimin e njëqindepesëdhjetetre të tij, ka caktuar prokurorët përgjegjës për komunikim me media në të gjitha prokuroritë e Republikës së Kosovës.
Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së komunikimit të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës, duke inkurajuar pjesëmarrjen dhe informimin e qytetarëve, rritjen e përgjegjshmërisë dhe transparencës për opinionin e gjerë publik dhe duke u bazuar në Strategjisë për Komunikim të këtij sistemi, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe të gjitha prokuroritë kanë propozuar për miratim në KPK nga një prokuror përgjegjës për komunikim me media.
Pas shqyrtimit, KPK ka miratuar propozimet e dala nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe prokuroritë, për prokuror përgjegjës për komunikim me media.
Prokurorët e caktuar si përgjegjës për komunikim me media janë:
Besim Kelmendi, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit;
Xhevdet Bislimi, Prokuroria e Apelit;
Sylë Hoxha, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës;
Ibrahim Berisha, Prokuroria Themelore e Prishtinës;
Jetish Maloku, Prokuroria Themelore e Gjilanit;
Artan Çerkini, Prokuroria Themelore e Ferizajt;
Petrit Kryeziu, Prokuroria Themelore e Prizrenit;
Armend Zenelaj, Prokuroria Themelore e Gjakovës;
Ersan Qavolli, Prokuroria Themelore e Pejës dhe
Zejnije Kela, Prokuroria Themelore e Mitrovicës.​