16 Janar 2025

KPK aprovon rregulloren për klasifikimin e informacioneve

Prishtinë, 29 maj - Është mbajtur takimi i njëqindetridhjetekatër i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e Këshillit Prokurorial shqyrtuan raportin e Koordinatorit Kombëtar për luftimin e Krimit Ekonomik për periudhën janar-mars 2017. Anëtarët e KPK-së me disa sugjerime, miratuan raportin.

Anëtarët e KPK-së, shqyrtuan dhe aprovuan pikën për procedurat standarde të veprimit për ngritjen e efikasitetit në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

 Ky plan ka për synim ngritjen e efikasitetit për trajtimin e rasteve të dhunës në familje gjatë procedimit të këtyre rasteve në prokurori. Ky efikasitet synohet të arrihet përmes caktimit të prokurorëve të veçantë për trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Gjithashtu, anëtarët e KPK-së shqyrtuan dhe aprovuan Rregulloren me Nr. 04/2017, për Klasifikimin e Informacioneve të sistemit prokurorial. Kjo rregullore ka për qëllim klasifikimin e informacioneve të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës, e cila do të zbatohet për tërë sistemin prokurorial.

Po ashtu, anëtarët e KPK-së, me sugjerimet e dhëna aprovuan Rregulloren me Nr. 05/2017, me, e cila ka për qëllim të përcaktojë organizimin  e punës dhe përgjegjësitë e Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel, si komision i përhershëm i Këshillit Prokurorial. Fushëveprimi i kësaj Rregullore është veprimtaria e Komisionit që lidhet me planifikimin, shqyrtimin rekomandimin, menaxhimin dhe monitorimin e buxhetit të KPK-së.

Kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Reshat Millaku, për vazhdimin e transferimit të Prokurorit, Abdurrahim Islami edhe për gjashtë muaj e aprovuan anëtarët e Këshillit Prokurorial.

Po sot, anëtarët e KPK-së aprovuan kërkesën e Koordinatores nacionale për zgjedhje, Laura Pula, për kompensimin e prokurorëve dhe stafit mbështetës për angazhimin e tyre në ditën e zgjedhjeve të 11 qershorit 2017.

Si pikë e fundit e rendit të ditës që shqyrtuan dhe aprovuan anëtarët e KPK-së, ishte kërkesa e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, që për udhëheqës të Departamentit të Krimeve të Rënda, të caktohet prokurori Kujtim Munishi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)