23 Dhjetor 2024

Kosovës qëndron fuqishëm në rrugën e sigurisë dhe stabilitetit rajonal

Prishtinë, 26 prill - Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, pritën sot në takime të ndara Zëvendës Komandantin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM), Gjenerallejtënant Michael L. Howard me delegacionin e tij.

Me këtë rast, Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari shprehën kënaqësinë për vizitën e Gjeneral Howard, duke e njoftuar atë me të arriturat e deritashme dhe proceset zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe objektivat për të ardhmen.

Të dy theksuan rëndësinë shumë të madhe të mbështetjes së pazëvendësueshme të SHBA-së, përmes Departamentit të Mbrojtjes dhe Ushtrisë Amerikane, si dhe  bashkëpunimin dhe sinkronizimin e ngushtë me ta.

Nga ana e tij, Gjeneral Howard, shprehu vlerësimin e lartë për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe siguroi ata për mbështetjen në proceset zhvillimore edhe në të ardhmen.

Ndër të tjera, në këto takime u diskutua edhe për zhvillimet në kontekstin e ri gjeopolitik global, si dhe reflektimin e tyre në mjedisin e sigurisë rajonale.

Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari i ritheksuan qëndrimin Gjeneralit Howard se Republika e Kosovës qëndron fuqishëm përkrahë SHBA-së dhe aleatëve të saj, në rrugën e integrimeve euroatlantike si dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal, kontinental dhe global.


 


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)