Kosovari në gjykatën gjermane, akuzohet se ka luftuar në Siri
Berlin, 13 shtator - Shtetasi gjerman me prejardhje nga Kosova, i identifikuar si Kreshnik B., do të paraqitet të hënën në një gjykatë lidhur me akuzat se ka luftuar për militantët e Shtetit Islamik (IS) në Siri.
Ky është procesi i parë gjyqësor në Gjermani, në të cilin ivolvohet ky grup militant.
Ky person ishte arrestuar dhjetorin e kaluar në aeroportin e Frankfurtit, në pjesën perëndimore të Gjermanisë, derisa kthehej në shtëpi nga Siria.
Prokurorët thonë se ai i ishte bashkuar luftës së grupit xhihadist për krijimin e kalifatit dhe për ta pushtuar Sirinë dhe Irakun.
I akuzuari, Kreshnik B., i lindur në Gjermani, në një familje nga Kosova, ballafaqohet me dënim prej 10 vjetësh burg, nëse shpallet fajtor për anëtarësim në organizatën e jashtme terroriste, nga një gjykatë e lartë rajonale, raporton AFP nga Berlini.