23 Dhjetor 2024

Kosovarët këshillohen të mos udhëtojnë në Egjipt

Prishtinë, 2 shkurt - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës  po e ndjek me vëmendje kursin e ngjarjeve të fundit në Egjipt dhe udhëzon qytetarët e Kosovës me qëndrim në Egjipt  që të kthehen në vend.

Në mungesë të marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Egjiptit, MPJ e Kosovës po vepron nëpërmjet kanaleve të saj diplomatike në vendet e afërta që t’i ndjek nga afër zhvillimet e situatës.

Nga informacioni i pranuar merret vesh se në Egjipt, kryesisht në kryeqytetin Kairo janë rreth 30 shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët në kushtet e krijuara rishtazi janë të paprekur dhe mirë me shëndet. 

Shtetasit e Kosovës janë  rigrupuar dhe kanë lëvizje shumë të kufizuar. Duke qenë kryesisht studentë, disa janë tubuar me studentë të shteteve tjera dhe të tjerë janë rigrupuar në lagjet e kryeqytetit Kairo.

Dy shtetas kosovarë, studentë në Kairo, janë evakuuar me anë të ambasadës së Republikës së Shqipërisë. Mbrëmë vonë dy studentët janë asistuar nga personeli i ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë dhe kanë mbërritur në Kosovë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës i këshillon qytetarët e Kosovës të mos udhëtojnë për në Egjipt, ndërsa atyre me qëndrim në Egjipt iu sugjeron të kthehen në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)