03 Maj 2024

Kosovarët e kthyer nga Siria, arrestohen për terrorizëm

Prishtinë, 12 nëntor - “Ebu Hafs Al Albani”, është nofka luftarake e Genc S. i arrestuar të mërkurën nga Policia e Kosovës. Pretendon se është ndjekës i udhës së “Al-Laidës” në Ballkan dhe paralajmëron ardhjen e saj së shpejti.

“Al Albani” ka qenë një kohë në Siri si luftëtar nga Kosova së bashku me shqiptar të tjerë. Është kthyer prej kohësh në Kosovë. Kthimi këtu, e ka bërë të dyshimtë.

Është futur në përgjime një kohë të gjatë derisa të mërkurën është arrestuar. Të premten, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditë, shkruan Koha Ditore.

Policia ka arrestuar edhe shokë të tij në aksionin që është zhvilluar në Prishtinë dhe Gjilan dhe ka zbuluar armë dhe një sasi eksplozivi të lidhur me telefona celular të gatshëm për shpërthim.

Valon Sh., Musli H., Ardian M. Dhe Nuredin S dyshohet se janë arrestuar pas hetimeve që janë zhvilluar kundër tyre, rreth veprimeve që kanë të bëjnë me Sirinë.

Ndërsa Bekim M. dyshohet vetëm për sulm të rëndë fizik të ushtruar ndaj dy shtetasve amerikan, pjesëtar të një organizate të krishterë që në Kosovë shpërndanin fletushka fetare. Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit policor “Uragani” të zhvilluar ditë më parë.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)