18 Janar 2025

Kosova zyrtarisht anëtare e Gjykatës së Përhershme Arbitrazhit

Prishtinë, 14 qershor - Republika e Kosovës tashmë zyrtarisht është anëtarja e 121 me të drejta të plota e  Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit me seli në Holandë.

 Anëtarësimi  në këtë institucion ndërkombëtar është një arritje shumë e rëndësishme për faktin se Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit është një ndër organizatat më prestigjioze dhe më të vjetra ndërshtetërore.

Për këtë ministri Hoxhaj ka falënderuar përfaqësuesit e  shteteve përkrahëse të këtij tyre duke e vlerësuar anëtarësimin lajm të mirë për Kosovën.

“Me gjithë përpjekjet e Serbisë për ta bllokuar procesin që nga janari, nga votat e shteteve  anëtare u konfirmua edhe zyrtarisht pranimi i Kosovës në këtë organizatë.\"

\"Faleminderit shteteve pëkrahëse për votimin dhe diplomatëve të Kosovës për lobimin. Koordinimi i mirëfilltë me partnerët po sjellë edhe rezultatet diplomatike”, është shprehur ministri Hoxhaj.

Anëtarësimi në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit do ta ndihmoj Kosovën  në aspektin ekonomik sepse do të ofroj siguri për sipërmarrësit e huaj për të investuar në vendin tonë, pasi që  kjo gjykatë do t’iu mundësoj investitorëve të jashtëm që kontratat me Republikën e Kosovës t’i bëjnë duke parashikuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nga Gjykata e Arbitrazhit.

Anëtarësimi në këtë organizatë përveç tjerash konsolidon më tej subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, si dhe e pajis shtetin tonë me një mjet të rëndësishëm për të trajtuar e zgjidhur mosmarrëveshje të ndryshme ndërkombëtare me shtete apo palë të tjera publike e private.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)