28 Dhjetor 2024

Kosova vend transit i drogës

Washington, 8 mars - Kosova është kryesisht shtet transit për drogat që kanë destinacion Evropën dhe nuk është prodhues narkotikësh dhe policia nuk ka gjetur se në Kosovë rafinohet droga apo ka laboratorë për prodhimin e tyre, thotë raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan.

Qeveria e Kosovës (GOK) përballet me sfidat në luftën kundër trafikimit me narkotikë për shkak të zonave të pakontrolluara kufitare dhe korrupsionit të mundshëm nga qeveria kosovare.

Kjo qeveri në vitin 2009 miratoi strategjinë kundër drogës kombëtare. Ndërkohë që strategjia e re për Korrik 2012 deri në qershor të vitit 2015 është duke u formuluar, thotë raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan..

Ministria punëve të jashtme është duke dyfishuar numrin e hetimeve të narkotikëve, përmes trajnimeve të stafit policor.

Narkotikët e ndryshëm duke përfshirë dhe heroinën hyjnë në Kosovë nga Afganistani, përmes Turqisë dhe Lindjes së Mesme dhe Maqedonia, ndrësa kokaina dhe marihuana kryesisht hyjnë nga Shqipëria dhe Mali i Zi.

Statistikat policisë zbulojnë se gjatë vitit 2011, në periudhën nga janari deri në shtator, janë kapur rreth 96,8 kg marihuanë, 33.1 kg heroin dhe 2.6 kg kokainë.

Shifrat e përdoruesve të drogës në Kosovë sillen nga 10,000 deri në 15,000 persona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)