18 Janar 2025

Kosova vazhdon të përfitojë nga mbështetja e EULEX-it

Prishtinë, 14 shtator - Sot, Shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou, u takua me Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Shefja e EULEX-it she Kryeministri diskutuan për bashkëpunimin e përgjithshëm për çështjet e sundimit të ligjit dhe për rëndësinë e vazhdimit të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe EULEX-it.

Zj. Papadopoulou ritheksoi se ”EULEX-i është i gatshëm ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian si dhe në trajtimin e mëtejmë të sfidave të sundimit të ligjit”, tha zj. Papadopoulou.

Ajo po ashtu nënvizoi që institucionet kosovare vazhdojnë të përfitojnë nga mbështetja e vazhdueshme e EULEX-it për autoritetet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit në mënyrë që të mundësohet një bartje sa më e lehtë e pronësisë dhe përgjegjësisë gjatë mandatit aktual të EULEX-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)