Kosova temë e samitit të NATO-s
Bruksel, 4 tetor - Situata në veri të Kosovës dhe roli i KFOR-it do të jetë pika dominante gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s i cili më 5 e më 6 tetor mbahet në Bruksel.
\"Do të bisedojmë për zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë. E pamë se si janë shtuar tensionet dhe se sa i rëndësishëm mbetet misioni i i NATO-s atje\", ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogs Rasmussen.
Rasmussen ka thënë se roli i KFOR-it në Kosovë është garantimi i i sigurisë për të gjithë banorët pa marrë para sysh përkatësinë etnike dhe këtë misioni KFOR-i do ta vazhdojë.