Kosova synon të regjistrojë me ligj mbajtësit e armëve
Prishtinë, 25 qershor - Shumë vrasje tash e 16 vjet, janë regjistruar në statistikat e Policisë. Arsyet pse ndodhin këto krime, lidhen edhe me lehtësinë që qytetarët kanë për të poseduar ilegalisht një armë.
Kuvendi i Kosovës po harton plotësim ndryshimit e projektligjit bazik për armët, i cili do të rregullojë dhe do ta ketë në kontroll më të madh posedimin dhe armëmbajtjen nga qytetarët.
Nuredin Ibishi, anëtar i komisionit për siguri, thotë se shkrepjet kriminale e të vrasjeve, tregojnë për një numër enorm të posedimit të armëve ilegale.
Mendoj që ky ligj në një formë e zbutë atë sepse u jep mundësi qytetarëve të kenë në posedim edhe armë legale, edhe të gjahut, edhe të shenjtërisë, edhe të armëve të vogla... Është e paakceptueshme që njerëzit të bartin me tej armë ilegale, tha Ibishi, për RTK.