Kosova synon të jetë pjesë e strukturave rajonale dhe globale të sigurisë
Prishtinë, 21 shtator - “Vizioni ynë për Republikën e Kosovës është një vend që promovon stabilitet dhe siguri; jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për rajonin dhe më gjerë”, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të konferencës “FSK dhe partnerët”.
Kosova synon të jetë pjesë përbërëse e strukturave rajonale dhe globale të sigurisë; në veçanti NATO dhe BE. Po ashtu dëshiron të jetë pjesë e nismave rajonale dhe të promovojë marrëdhënie paqësore fqinjësore në mënyrë që të rrisë stabilitetin dhe besimin ndërmjet vendeve në rajon, shtoi ai.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e thellë për rolin e rëndësishëm që NATO, përmes KFOR -it, ka luajtur në zhvillimin e sektorit tonë të sigurisë dhe në ruajtjen e një mjedisi të sigurt në Kosovë.