25 Dhjetor 2024

Kosova synon të jetë faktor stabiliteti në rajon dhe me gjerë

Paris, 21 tetor - Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë z Samedin Mehmeti dhe Shefi i njësisë për trajtimin e materieve eksploduese z. Muhamet Rushiti, qëndruan në vizitë disa ditore në Paris të Francës.

Qëllimi i vizitës ishte realizimi i takimeve të ndërsjella dhe pjesëmarrja në panairin prestigjioz të MILIPOL, për shqyrtimin e zhvillimeve teknologjike nga fusha e sigurisë të cilat do të ndihmojnë avancimin e kapaciteteve institucionale relevante të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite delegacioni në fjalë realizoi disa takime të rëndësishme me personalitete të larta nga Franca, ndër to Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti realizoi një takim të veçantë me drejtorin e policisë nacionale të Francës z. Jerome Leonnet dhe përfaqësues të tjerë.
 
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z Samedin Mehmeti potencoi se policia e RKS-së mbetet të jetë partnere e dëshmuar dhe e besueshme e Francës dhe se bashkëpunimi midis Policisë së RKS-së me institucionet përkatëse të Francës është i shkëlqyeshëm.  

Në kontekst të takimit u theksua se Kosova synon të jetë faktor stabiliteti në rajon dhe me gjerë dhe se përkundër sukseseve të arritura në luftimin e krimit, përmes ngritjes së bashkëpunimit, rezultatet e kësaj lufte do të jenë më të mëdha.

Pikë diskutimi në takim ishte përkrahja e Francës në procese të ndryshme përfshirë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, EUROPOL etj, për të forcuar kështu luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe rritjen e sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Nga ana tjetër u rikonfirmua vullneti i Francës për të vazhduar dhe forcuar bashkëpunimin në mes të dy institucioneve në fushën e sigurisë dhe forcimin e bashkëpunimit të mëtejmë, përmes luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe ngritjes së kapaciteteve shtetërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)