16 Janar 2025

Kosova shpenzon 21 euro në ditë për një azilkërkues

Prishtinë, 20 shtator - Dera e Qendrës për Azilkërkues në Magurë të Lipjanit hapet si me komandë nga një i ri, punonjës sigurimi aty.

Objekti modern i ndërtuar me mjete të Komisionit Evropian ka kapacitete për të pranuar nga 60 deri në 100 azilkërkues.

Aty mund të hyhet vetëm me leje të posaçme nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Drejtori Fitim Zariqi, tregon se në këtë qendër aktualisht kanë tetë persona, të cilët janë në pritje të azilit.

“Qendra për azilkërkues ka një kapacitet për akomodim të 60 deri maksimum 100 azilkërkuesve.

Aktualisht në qendër kemi tetë persona që po kërkojnë azilin”, ka thënë ai.

Një azilkërkues duke përfshirë të gjitha shpenzimet e akomodimit, pagesën e punëtorëve dhe derivatet dhe shpenzimet tjera që bëhen për të, sipas llogaritjeve të bëra në qendër, shtetit i kushton 21 euro në ditë.

“Kjo kosto është për një person”, ka thënë drejtuesi i qendrës së azilit, sipas të cilit në këtë kosto hyjnë edhe paratë e xhepit që iu jepen atyre.

/Zeri

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)