18 Janar 2025

Kosova shkatërron sot mbi 2382 armë të vogla dhe të lehta

Prishtinë, 7 korrik - Kosova do t`i bashkohet sot Ditës ndërkombëtare vjetore për shkatërrimin e armëve të vogla.

Kosova me mbështetjen e Zyrës së Jashtme Gjermane dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, do të merr pjesë në këtë ngjarjes rajonale duke shkatërruar mbi 2382 armë të vogla dhe të lehta (AVL), përkatësisht 888 armë të shkurtra dhe 1494 armë të gjata të zjarrit si dhe mijëra pjesë të tyre.

Në   ceremoninë   e shkatërrimit të   armëve do të  marrin pjesë: zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Valdet Hoxha, zëvendës përfaqësuesja Rezidente e UNDP, znj. Alessandra Roccasalvo, përfaqësuesja nga Ambasada Gjermane në Kosovë znj. Henriette Kötter dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Z. Naim Rexha.

Ngjarja e shkatërrimit të armëve do të përdoret  edhe për lansimin e fushatës “Festo me zemër, dhe jo me armë” për zvogëlimin/parandalimin e zjarrit festiv, që është një bashkëpunim me UNDP SEESAC e që mbështetet nga Bashkimi Evropian.

Armët e shënjuara për shkatërrim janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë punës së tyre për hetimin e krimeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)