15 Janar 2025

Kosova shkatërron 1,742 armë të vogla

Prishtinë, 8 korrik - Kosova i është bashkuar Ditës Ndërkombëtare të Shkatërrimit të armëve të vogla më korrik 9.

Kjo ditë kujton botën që armët e akumuluara, të siguruara në mënyrë jo adekuate dhe armët e paligjshme paraqesin rrezik për sigurinë.
 
Kosova do të merr pjesë në këtë ngjarje duke shkatërruar 1,742 copë të armëve të Vogla dhe të lehta, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)/SEESAC.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni, zëvendës-përfaqësueseja e UNDP znj. Alessandra Roccasalvo dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i  Policisë së Kosovës, z.Naim Rexha.

Shkatërrimi do të organizohet nga Policia e Kosovës dhe do të mbahet nesër në Janjevë tek shkritorja.

Armët e shënuara për shkatërrim janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë punës së tyre të hetimit të krimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)