15 Janar 2025

Kosova shënon përkeqësim në lirinë e medias

Prishtinë, 12 shkurt - Grupi i Reporterëve pa Kufij ka bërë të ditur se liria e mediave ka pësuar “rënie drastike” në mbarë botën vitin e kaluar, pjesërisht për shkak të grupeve ekstremiste si Shteti Islamik dhe Boko Haram.

Raporti vjetor i organizatës ka vënë në pah se gjatë vitit 2014 ka pasur 3,719 shkelje të lirisë së informacionit në 180 vende të botës – 8 për qind më shumë se vitin paraprak.

Kosova, në raportin e këtij viti, është renditur në vendin e 87-të, në listën prej 180 vendesh, duke shënuar përkeqësim nga viti 2014, kur ka qenë në pozitën numër 80.

Sipas raportit, Irani, Kina, Siria dhe Koreja e Veriut janë në mesin e vendeve me nivelin më të ulët të lirisë së mediave.

/rel/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)