02 Maj 2024

Kosova shënon Ditën Kombëtare të të Pagjeturve

Prishtinë, 27 prill - Në Kosovë sot shënohet Dita Kombëtare e të Pagjeturve. Nga numri i përgjithshëm i personave që llogariten si të zhdukur që nga përfundimi i luftës në Kosovë më 1999, kanë mbetur edhe 1800 njerëz, që vazhdojnë të figurojnë të zhdukur që nga lufta e fundit.

Përfaqësues të familjarëve thonë se institucioneve të vendit u mungon ende serioziteti për t’iu qasur drejt problemit.

Prishtina dhe Beogradi deri tani kanë zhvilluar një sërë takimesh teknike për të ndihmuar në ndriçimin e këtyre rasteve, por rezultatet kanë qenë të pakta.

Dita Kombëtare e të Pagjeturve në Kosovë shënohet me një varg aktivitetesh.

Shënimi i kësaj dite më 27 prill bëhet për faktin se në këtë datë, në vitin 1999, në fshatin Mejë të komunës së Gjakovës, forcat serbe patën vrarë dhe zhdukur 377 civilë shqiptarë të moshës 15 deri 75 vjeç

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)