Kosova shënon Ditën e Forcës
Më këtë rast mbahet edhe manifestimi ushtarak mbahet në Kazermën Adem Jashari në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.
Ndërsa Ceremonia e inaugurimit të ndërtesës së Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës mbahet në ambientet e MFSK-së, në ora 12:00.
Në Manifestim do të marrin pjesë, personalitetet më të larta politike dhe ushtarake, si: Presidentja e Kosovës, Kryeministri i Kosovës, përfaqësues të Komisionit për Siguri të Forcës së Sigurisë, Komandanti i KFOR-it, përfaqësues të NLAT-it, të FSK-së, ambasadorët e akredituar në Kosovë, atashetë ushtarak, përfaqësues të medieve, përfaqësues të jetës kulturore, artistike dhe sportive, nxënës të shkollave fillore të mesme, student si dhe qytetarë të Kosovës.
Pas mbajtjes së fjalimeve nga Komandanti i FSK-së, Presidentja e Kosovës dhe Kryeministri i Kosovës do të parakalojnë kuadratet e FSK-së. Gjatë ceremonisë do të ketë ekzekutim të disa pikave muzikore nga Orkestra Frymore e FSK-së.