Kosova serish goditet nga termeti prej 4.8 te rihterit
Prishtinë, 18 nëntor - Sot në ora 14:15, territori i Kosovës është goditur me një termet me fuqi Magnitud 4.8 shkallë të rihterit me koordinata Latiduta 42.9, Longituda 21.0.
Ndërsa, epiqendra e këtij tërmeti sipas koordinatave është 30 km në veriperëndim të Prishtinës saktësisht në veri lindje të Vushtrrisë mes fshatrave Bozhlan dhe Vesekorfc.
Deri me tani nuk kemi informata për dëme në njerëz përpos disa dëmeve të objekteve të vjetra dhe të kategorive të ndërtimeve I dhe II.