15 Maj 2024

Kosova s’do të jetë fole e ekstremistëve

Prishtinë, 12 gusht –  Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka folur edhe sot për arrestimin e djeshëm të 40 personave të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftën e Sirisë dhe Irakut.

Ajo ka thënë se Kosova kurrë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë fole dhe vendstrehimore e veprimeve ekstremiste.

“E kam vlerësuar dhe mbështes veprimin e djeshëm të mekanizmave të sigurisë për të sjell para drejtësisë të dyshuarit për terrorizëm dhe të gjithë ata që janë anëtarë të organizatave terroriste dhe që në njëfarë mënyre apo në mënyrën tjetër cenojnë rendin kushtetues të Kosovës dhe sigurinë kombëtare të vendit tonë\", ka theksuar ajo.

\"Kosova kurrë nuk ka qenë dhe kurrë nuk do të jetë fole dhe vend strehimore e veprimeve ekstremiste dhe unë në mënyra të ndryshme e kam cekur që çështja e ekstremistëve të radikalizmit islamik ka qenë dhe është një ndër brengat e madhe për vendin tonë. Veprimi i djeshëm i institucioneve dhe mekanizmave të sigurisë është për t’u përshëndetur nga të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Jahjaga gjatë një vizite në komunën e Graçanicës, ku ishte e shoqëruar edhe nga ambasadorja Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)