Kosova qeveriset nga njerëz të korruptuar
Prishtinë, 21 shkurt - Te rinjtë e AAK-së sot zhvilluam një aktivitet simbolik afër vendit ku u mbajt samiti i Komisioneve për Punë të Jashtme të Parlamenteve të Evropës Juglindore.
Ata kërkuam nga faktori ndërkombtar që mos t\'a injorojnë faktin e dhimbshëm që Kosova qeveriset nga njerëz që nuk e kanë në fokus zhvillimin e vendit dhe interesin e qytetarit.
Këta njerëz janë fajtorët kyç për korrupsion, nepotizëm si dhe për marrëveshjet e dëmshme si Demarkacioni dhe Asociacioni.
Po ashtu, në këtë aktivitet, u kërkua lirimi i menjëhershëm i Ramush Haradinaj-t i cili po mbahet padrejtësisht në Francë me urdhëra të ish-regjimit të Millosheviqit.
Populli nuk e meriton një qeverisje të tillë, Kosova duhet të ndryshojë rrënjësisht.