13 Janar 2025

Kosova prin me xhihadistët në Ballkan

Berlin, 6 tetor - E përditshmja e njohur dhe me ndikim në Gjermani “Suedeeutsche Zeitung” në numrin e saj të nesërm shkruan për rekrutimin e xhihadistëve nga vendet e Ballkanit.

Në një tekst të gjatë të shkruar nga korrespondenti i kësaj gazete për Ballkan mes tjerash thuhet se krahasuar me Serbinë dhe Bosnjen e Hercegovinën, për të cilat po kështu potencohet që kanë xhihadistë që kanë ikur për luftime në Siri e Irak, Kosova prin si asnjë vend tjetër në rajon me numrin e të rinjve që janë në fronte lufte dhe po vdesin.

Si shkak gazeta konstaton edhe varfërinë e madhe e papunësinë por edhe frymën radikale me të cilën imamët e Kosovës kishin predikuar në xhami ku frekuentonin të rinjtë, shkruan kjo gazetë.

Pasi tregon dhe portreton Lavdrim Muhaxherin kjo gazetë njofton për atë sesi janë arrestuar mbi 40 radikalë islamikë mes tyre dhe shumë hoxhallarë si dhe njoftohet që këta hapa të Qeverisë i ka përshëndetur edhe Washingtoni.

Në të njëjtën kohë, bëhet e ditur që hapat e bërë nga policia shihen edhe me skeptik nga shumë vëzhgues në Kosovë dhe jashta saj sepse shumë prej këtyre predikuesve radikalë janë kuptuar fort mirë me PDK-në dhe Thaçin dhe kanë botuar rregullisht në mediat e afërta me këtë parti, përfundon tekstin kjo gazetë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)