Kosova po përgatitet për pranimin e refugjatëve
Prishtinë, 13 nëntor - Ministria e Punëve të Brendshme është në vlugun e përgatitjeve për menaxhimin e ndonjë fluksi të mundshëm të refugjatëve sirianë.
Sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie Driton Gashi është emëruar koordinator për menaxhimin e një fluksi të tillë të mundshëm.
Po kjo ministri, shkruan Epoka e re, është duke e hartuar Planin e Reagimit, i cili identifikon lokalitetet dhe objektet në të cilat do të mund të akomodoheshin refugjatët.
Në anën tjetër, njohësit e rrethanave vendore dhe ndërkombëtare kanë tërhequr vërejtjen, duke thënë se Kosova ka kapacitete të kufizuara për pranimin e refugjatëve.