16 Janar 2025

Kosova po negocion me Holandën për lokacionin dhe godinën e Speciales

Prishtinë, 20 tetor - Nxjerrja e rregullave për zhvillimin e procedurave para Gjykatës Speciales, por edhe për trajtimin e dëshmive, ka mbetur peng i lidhjes së marrëveshjes për vendin nikoqir të kësaj gjykate, për çka autoritetet e Kosovës dhe ato të Holandës janë duke realizuar negociata.

Prishtina zyrtare po e mban fshehtë gjithë këtë proces, por Bashkimi Evropian ka konfirmuar se bisedimet janë në zhvillim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nëpërmjet një përgjigjeje të shkruar, Zyra e BE-së në Kosovë ka konfirmuar se vazhdon të ofrojë asistencë në procesin e përgjithshëm të krijimit të Speciales.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)