Kosova, peng i mafies dhe krimit
Prishtinë, 24 shkurt - Skandalet në funksionimin e institucioneve që nga niveli lokal e deri në atë qendror, krimi i organizuar dhe korrupsioni, vazhdojnë të jenë çështje shqetësuese që pengojnë zhvillimin e ekonomik dhe prosperitetin e vendit.
Ndërkohë, në një Parlament, këto tema shqetësuese vazhdojnë të mos gjejnë hapësirë të mjaftueshme të debatit.
Lidhjet e forta të politikanëve të caktuar me grupe të interesit i detyrojnë deputetët, madje edhe Komisionet e kuvendit që të shmangin debatin dhe inicimin e ndonjë hetimi serioz parlamentar edhe për çështjet e interesit krucial.
/Kosova Sot/